E-Diaspora
Ngjarje e rëndë në Gjermani: Vret gruan para syve të fëmijëve, plagos kunatën
Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark motrën e të ndjerës.
Një shtetas nga Kosova, Anton B., 38-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje. Arrestimi i Antonit ndodhi sot, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32).
Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.
Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












