Kosova

 Një darkë me një qëllim humanitar

Sot Studentët kanë nevojë qe të gjithë se bashku ti mbështesim.

Dy studentë shqiptarë të universitetit të Lozanës, të kontaktuar nga një qytetarë i Ferizajit, u njohën me rastin e familjes Krasniqi, e cila përbëhej nga 4 pjestarë, dy nga të cilët ishin Taulanti dhe Valtoni, përkatësisht 16 dhe 11 vjeç. Familja ishte përballë një sërë vështirësish, ku barra më e rëndë i kishte rënë znj. Zyrete e cila ishte e vetmja burim të ardhur së bashku me ndihmën sociale që familja përiftonte nga shteti i Kosovës si pasojë e problemeve psikologjike që bashkshorti i saj posedonte, por nuk ishte ky problemi më i madh, familja jetonte në një shtëpi e cila i ishte ofruar atyre nga disa të afërm, deri sa ajo të shitej, gjë nga e cila mund të kuptonim se nga momenti në moment familja mund të gjendej pa kulm mbi krye.

Studentët të prekur nga ky rast, kishin marrë iniciativën për ta vizituar familjen në fjalë në qytetin e Ferizajit, pas takimit me to dhe vëzhgimit nga afër të vështirësive me të cilat familja përballej, ato kishin vendosur që këtë iniciativë ta kthenin në një projekt e me tu kthyer ne Zvicër vendosën që të komunikonin me Shoqatën e Studentave Shqiptarë të Universitetit të Lozanës (AEAUL) për ti komunikuar projekt-iden që kishin menduar. Padyshim që Shoqata e Studentave, e përqafoj iden për këtë projekt dhe vendosi që të bashkpunojë me dy studentët organizatorë.

Pas një sërë diskutimesh dhe shumë propozimeve, forma e mbledhjeve së kontributeve mendohej të ishte paksa më e veçantë nga format që ishim mësuar të shihnim vazhdimisht. Atë se çfarë studentët propozuan ishte një darkë me një qëllim humanitarë, ku hyrja ishte e lirë për këdo, e me ushqimin e përgatitur, fjalët përshëndetëse, prezantimin e platformave të ndryshme, njohjen me historit e suksesit, diskutimet mbi projektet e së ardhmes shoqëruar me performanca të ndryshme kulturore, të bashkoheshim së bashku, e kontributi jonë qoftë në pagesën e hyrjes, apo kontributeve të jashtme, ti mundësonte familjes Krasniqi një shtëpi të dhuruar me plot dashuri nga të gjithë ne së bashku … !!

Se bashku, mund t’ja dalim … !!

Sot Studentët kanë nevojë qe të gjithë se bashku ti mbështesim.

Për të gjithë ato që dëshirojnë të kontribojnë, të dhënat e llogaris bankare që është hapur vetëm për realizmin e këtij projekti janë :

Numri IBAN për përdorimin elektronik : CH9800767000A54544122

Numri IBAN për një tjetër përdorim : IBAN CH98 0076 7000 A545 4412 2

PS :

  1. Për më shume informacion mbi familjen Krasniqi dhe fillimin udhëtimin e organizatorëve në Ferizaj, ju lutem të klikoni linkun e mëposhtëm :

https://www.facebook.com/arel.bekteshi/posts/2373127759584373

 

  1. Për më shumë informacion mbi organizimin e darkës me qëllim humanitarë, ju lutem të klikoni linkun e mëposhtëm :

https://www.facebook.com/events/2663409667021871/

 

 

 

 

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit04 Maj 2019
  • Ora17:30
  • LokacioniFoyer des Pâquis, St-Sulpice : Rue du Centre 60, Case postale 201, 1025 St-Sulpice
  • Data e përfundimit4 Maj 2019 - 22:00