Një festë për Kosovën në Bernë

Kosova ka shënuar të martën 18-vjetorin e Pavarësisë në Bernë, në një atmosferë të ngrohtë dhe dinjitoze, të organizuar me përkujdesje nga Ambasada e Republikës së Kosovës. Ngjarja solemne mblodhi përfaqësues institucionalë zviceranë dhe ndërkombëtarë, diplomatë, personalitete të jetës publike, si dhe anëtarë të shumtë të diasporës shqiptare në Zvicër.