Kosova

Një i vdekur e 3 të lënduar nga aksidentet  


Shqetësuese po konsiderohet numri i të lënduarve në natën festive të ndërrimit të moteve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. 

Shef i reanimimit në Klinikën Emergjente, Avdush Bajgora, e ka quajtur të tmerrshme natën e 31 dhjetorit të 2018-ës sa u përket aksidenteve në trafik. 

Sipas tij, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident trafiku në rrugën Podujevë-Prishtinë. 

“Ka qenë natë e tmerrshme. Numri i aksidenteve ka qenë jashtëzakonisht i madh. Sidomos, në rrugën Podujevë-Prishtinë një e ka humbur jetën, tre janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30. Ka pasur edhe aksidente të tjera, por ky vlen të theksohet”, ka thënë Bajgora në një deklaratë për medie, i cili ka thënë se ka pasur edhe disa raste që janë lajmëruar me lëndime nga fishekzjarrët.