Jeta në Zvicër
Një mijë franga më pak për gratë të cilat duan të blejnë Mercedes A – klasë
Andrea Gisler nga Qendra e grave në Cyrih ka përshëndetur aksionin e tillë, duke shprehur frikën se ndoshta kompania në fjalë ka për qëllim vetëm të ushtrojë një marketing formal
Në kompaninë e veturave “Autohaus Kenny’s”, gratë mund të blejnë më lirë vetura A-klasë. Në qendrën e grave në Cyrih ky veprim është përshëndetur. Pasi gratë në Zvicër, për një punë të njëjtë paguhen më pak se kolegët e tyre meshkuj, kompania e veturave “Autohaus Kenny`s” ka ofruar një zbritje speciale.
Gjatë blerjes së një Mercedesi të klasës A, ato paguajnë 1 mijë franga më pak. «Këtu jemi të rreptë dhe vetëm gratë përfitojnë. Dhe të gjitha ato që e ndjejnë veten si grua. Edhe transgjinorët natyrisht se janë të mirëseardhur”, ka pohuar zëdhënësja Edina Koraç, përcjell albinfo.ch.
Dy futbollistet e FC Zürich, Fabienne Humm dhe Martina janë ambasadore të këtij manifestimi: «Po që se gratë fitojnë më pak, ato pra duhet të përfitojnë më shumë».
Andrea Gisler nga Qendra e grave në Cyrih ka përshëndetur aksionin e tillë, duke shprehur frikën se ndoshta kompania në fjalë ka për qëllim vetëm të ushtrojë një marketing formal.
Por, nga kompania “Autohaus Kenny’s” kanë deklaruar se ka të punësuara shumë gra, edhe pse numri i burrave është më i madh, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Një fenomen që është i pranishëm në sektorin e veturave. Nga ana tjetër, organizata e burrave në Zvicër nuk është shqetësuar nga ky veprim. Për ta, do të ishte e padrejtë po që se ky veprim do të bëhej normë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













