Lajme
Një muaj paraburgim kontrabanduesve me emigrantë
Dy personave i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, pasi ka dyshime të forta se kanë marrë pjesë në kontrabandimin e emigrantëve. Të dyshuarit janë B.K dhe Z.C, raporton albinfo.ch.
“Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit B.K dhe Z.C. që nga fillimi i muajit shkurt 2017 e deri në momentin e arrestimit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare kanë trafikuar emigrantë nga shteti i Kosovës për në shtetet e Evropës, duke kaluar në shtetin e Serbisë”, thuhet në komunikatën për media.
Për rrugëtimin ilegal për në shtetet e Evropës, qytetarët thuhet në komunikatë kanë paguar para në vlerë prej 2000-3000 euro, varësisht nga destinacioni.
“Dy të pandehurit në bahkëpunim dhe kombinim të plotë edhe me të dyshuarit tjerë, që për momentin janë në arrati,fillimisht kanë arritur të kontaktojnë me persona që janë të interesuar për të udhëtuar jashtë vendit në shtetet e Evropës, i kanë siguruar dhe furnizuar me dokumentacion të rrejshëm e pastaj duke shfrytëzuar automjete të ndryshme të marra me qira, dhe nëpërmes autobusëve që udhëtonin në ato relacione i kanë dërguar emigrantët deri te kufiri të cilin e kalonin në këmbë, me qëllim të arritjes së destinacionit të dëshiruar pra varësisht nga destinacioni i vendit ku dëshironin të shkonin ata ishin të detyruar të paguanin shumën prej 2.000 deri në 3.000 euro”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












