Shkurt.ch
Një pasagjer i fluturimit Gjenevë – Prishtinë grushton stjuardesën
Easy Jet ka konfirmuar se aeroplani ka zbritur dhunshëm në Romë, ndërsa udhëtarët kanë fluturuar pasdite për në Prishtinë
Të gjitha mediat zvicerane janë marrë me incidentin që ndodhi në fluturimin e kompanisë EasyJet nga Gjeneva për në Prishtinë, i cili ishte nisur të martën në mëngjes rreth orës 9:40. Aeroplani në fjalë ka aterruar dhunshëm në Romë.
Pasagjerët do të niseshin rreth ores 17:30 për të mbërritur në Kosovë rreth ores 18:45, tregonin informatat rreth fluturimit.
Ekuipazhi ishte viktimë e një pasagjeri të rrezikshëm.
Personi, rreth të katërdhjetave, ka humbur kontrollin ndaj një stjuardese, sepse mendonte që stafi i avionit ia kishte vonuar sendviqin që e kishte porositur, raportojnë mediet zvicerane për rastin.
Personi në fjalë e ka grushtuar dhe, edhe pas rënies së saj në tokë nuk i ka ndalur grushtat, sipas një udhëtareje, e cila citohet nga “20min”.
Policia italiane ka marrë në pyetje sulmuesin që, sipas medieve të Prishtinës, është nga Kosova, posa ka ateruar avioni në aeroportin e Romës. Ai tashmë është lëshuar.
Easy Jet ka konfirmuar se aeroplani ka zbritur dhunshëm në Romë, ndërsa udhëtarët kanë fluturuar pasdite për në Prishtinë.
Një video nga aeroplani është publikuar nga mediat në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












