Shkurt.ch
Një polic i plagosur në Estavayer (FR)
Një poterexhi që bëri skandal të dielën rreth orës 2:00 të mëngjesit në një bar të Estavayer-le-Lac (FR) ka kundërshtuar dhunshëm transferimin e tij në polici. Gjatë ndërhyrjes një polic është plagosur në gju.
36-vjeçari me banim në rajon është treguar agresiv në drejtim të konsumatorëve të ndryshëm, si dhe me stafin e lokalit. Gjatë ndërhyrjes patrulla e policisë i ka kërkuar individit në fjalë të dalë jashtë, gjë që ai refuzoi kategorikisht.
Më në fund njeriu, i cili ishte duke bërtitur u prangos, ndërkohë policia zbulon që ishte i amatosur.
Në një moment ai e pështyn në fytyrë një agjent. Gjatë transportit, i prangosuri vazhdon të jetë agresiv dhe arrin të godasë brenda makinës policin ulur pranë tij.
Individi është vënë nën arrest të përkohshëm, ndërsa të dy oficerët do të paraqesin një ankesë kundër tij. Ai është i akuzuar për bezdisje të ambientit, kundërshtim ndaj kërkesave të autoritetit, shqetësim të qetësisë publike, për dhunë ndaj zyrtarëve si dhe për vepër penale sipas ligjit të armëve, ka bërë të ditur policia kantonale në një deklaratë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












