Shkurt.ch
Një propozim për shmangien e “Iniciativës kundër migracionit masiv”
Propozimi synon të mundësojë zbatimin e iniciativës në atë mënyrë që të mos cenohet lëvizja e lirë me BE-në
Institucioni këshillëdhënës zviceran (Thinktank) “Forumi për politikë të jashtme” ka prezantuar të hënën një propozim të vetin për atë se si të jetësohet iniciativa kundër migracionit masiv.
Siç dihet, zbatimi i kësaj iniciative të SVP/UDC-së, të votuar nga populli në shkurt të vitit 2014 i ka nxjerrë telashe të mëdha Zvicrës. Kjo për faktin se zbatimi i saj nënkupton anulimin e marrëveshjes me BE-në për lëvizje të lirë.
Propozimi i forumit të përmendur synon të mundësojë zbatimin e iniciativës në atë mënyrë që të mos cenohet lëvizja e lirë me BE-në.
Grupi i ekspertëve prandaj kërkon një kundërpropozim për iniciativën “Jashtë nga qorrsokaku” (Raus aus der Sackgasse ose Rasa), e cila synon anulimin e iniciativës kundër migrimit masiv dhe shlyerjen nga kushtetuta të nenit përkatës.
Koncepti i “Forumit…” parashikon që Zvicra të jetë vetë ajo që e dirigjon migrimin. Por ai kundërshton kontingjentet e të huajve dhe përparësinë e vendorëve.
Deri tash, përfaqësues të shumicës së partive, si: SP, CVP. Të Gjelbrit, GLP dhe BDP kanë përshëndetur këtë propozim.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














