Shkurt.ch
Një stuhi e vogël ka shkundur edhe Zvicrën
Siç pritej, stuhia “Leiv” arriti në Zvicër të shtunën pasdite. Në lartësi, era arriti deri në 128 km/orë në akullnajat e Diablerets (VD), 126 km/orë në La Dolle (VD) dhe 124 km/orë në Moléson (FR), bën të ditur MeteoNews.
Në lartësi të ulëta shpejtësia e erës arriti në 94 km/orë, në Altdorf, 83 km/orë, në Saint-Prex (VD) ose 78 km/orë në Gjenevë. Në rrafsh era ka kaluar 90 km/orë, si në Villars-Tiercelin (VD) ose në rrethinën e Cyrihut. Stuhia u shua gjatë natës.
Moti duket se do të jetë me i qetë ditët e ardhshme në Zvicër, por i lagësht dhe i ftohtë, me periudha me shi. Në male do të bjerë borë deri në afro njëzet centimetra deri të hënën në mëngjes, sidomos në zonat sipër 2000 metra lartësi.
Një mot i thatë dhe pa erë pritet nga e enjtja. Sipas të dhënave meteorologjike, fundi javës (shkurt 11-12) do të jetë i favorshëm për sportet dimërore, thekson MeteoNews.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrihu ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Alarm i rremë? Çfarë ndryshoi realisht në këshillat britanike për Zvicrën Mbretëria e Bashkuar nuk ka lëshuar paralajmërim të ri udhëtimi për Zvicrën... -
Bashkëpronari i barit të djegur mbahet në paraburgim për tre muaj -
Gjysma e emigrantëve evropianë nuk qëndrojnë më shumë se pesë vjet në Zvicër -
Rekord historik në Zvicër: Në vitin 2025 u themeluan më shumë kompani se kurrë më parë -
A do të paguajnë taksapaguesit në fund shpenzimet e shkaktuara nga tragjedia në Crans Montana?












