Kultura
Një tjetër sukses i violinistit Alban Pengili
Një koncert madhështor në prag të festës së Krishtlindjes, në bashkëpunim me Musica Camerata dhe forumin kulturor KAKTuS, u mbajt të shtunën për abonuesit e “Kapitalsaal koncert auf der Burg”, në Lüdinghausen të Gjermanisë.
Orkestra e Musica Camerata, nën drejtimin e dirigjentit Hans Georg Jaroslawski, ofroi një program të pasur dhe të shkëlqyeshëm, nga ku edhe salla ishte e mbushur përplot me dashamirë të muzikës klasike.
Në këtë koncert me një tjetër sukses u paraqit edhe violinisti i njohur shqiptar në Gjermani, Alban Pengili.
Pengili ishte i ftuar për të luajtur veprat e Johannn Sebastian Bach-ut dhe po ashtu këtë natë ai ka dhuruar entuziazëm para publikut, duke luajtur edhe “Katër stinët” nga Antonio Vivaldi.
Pengili ka përfunduar shkëlqyeshëm studimet në Tiranë dhe në Folkwang-Hochschule të Essenit dhe nga viti 2001 është pedagog në shkollat e muzikës në Lüdinghausen dhe Bottrop.
.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













