Nuk do të ketë ndërrim të ambasadorëve të Kosovës
Ambasadorët të cilët konsiderohen më të afërt me LDK-në nuk kanë për t’u shikuar si “dele e zezë”
Kaluan ethet për diplomatët kosovarë. Shefi i diplomacisë kosovare, Envej Hoxhaj ka vendosur që të mos ndërrojë asnjë nga ambasadorët e Kosovës që shërbejnë nëpër botë, shkruan gazeta Koha Ditore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami, ka thëne se në Konferencën e parë të ambasadorëve të Kosovës, e cila është mbajtur këtë javë në Prishtinë, ministri Hoxhaj e ka kaluar “pa e lexuar” raportin e përpiluar vitin e kaluar nga Drejtoria e Përgjithshme e MPJ-së , e i cili i kishte vënë në ethe diplomatët kosovarë.
“Për ministrin Hoxhaj në këtë kohë është më me rëndësi për ta vazhduar punën me këta ambasadorë: me një qasje të re, më me shumë punë, më me shumë përgjegjësi, më me shumë aktivizim dhe më me shumë përkrahje sesa në të kaluarën”, ka thënë ai.
“Në këtë periudhë nuk do të ketë ndërrime, por nëse në të ardhmen do të ketë, kjo do të ndodhë me një vendim të përbashkët me presidentin, me kryeministrin dhe me Parlamentin e Kosovës”.
Behrami është shprehur se gjatë zhvillimeve të Konferencës së Ambasadorëve ministri Hoxhaj të ketë folur për, siç e ka quajtur ai, një ridefinim të rolit të ambasadorëve.
Zëdhënësi i MPJ-së i ka siguruar ambasadorët, të cilët konsiderohen më të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës se përgjatë mandatit Hoxhaj nuk kanë për t’u shikuar si “dele e zezë”.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip Të gjitha macet duhet të mikroçipohen. Veterinerët paralajmërojnë se popullata e maceve endacake në vend po... -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë










