Jeta në Zvicër
Nuk e siguron sa duhet, vetura zhytet dy metra e gjysmë në liqe
E zhytur në një thellësi prej 2,5 metrash, vetura është tërhequr me ndihmën e një traktori dhe të zhytësve të policisë
Policia zvicerane ka intervenuar të shtunën në Pont-la-Ville të Fribourgut, pasi një veturë ishte vënë në lëvizje dhe papritmas ishte zhytur në ujërat e Liqenit Gruyère. Për fat të mirë, asnjë person nuk ka qenë në veturë, njofton Policia Kantonale e Fribourgut, përcjell Albinfo.ch.
Një person 50-vjeçar, e ka parkuar veturën e tij rreth orës 8 të mëngjesit në afërsi të shtëpisë së tij në Pont-la-Ville, pa e inkuadruar në sistemin e shpejtësisë dhe me frerë dore dobët të aktivizuar, e më pas ka filluar ta tërheqë rimorkion për ta vendosur gjetiu. Përderisa ka qenë duke e tërhequr rimorkion në garazh, ai e ka vërejtur veturën e tij se si kishte marrë hov për rreth 100 metra, duke u futur në liqe.
E zhytur në një thellësi prej 2,5 metrash, vetura është tërhequr me ndihmën e një traktori dhe të zhytësve të policisë. Si rezultat i këtij incidenti, nuk është konstatuar ndonjë ndotje e liqenit.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














