Lajme
Nuk ka para nga Brukseli, kolapson Greqia?
Ministrat e financave të eurozonës kanë refuzuar kërkesën e Greqisë për shtyrjen e afatit për shlyerjen e borxhit ndaj FM-së. Në Athinë, si duket tashmë janë duke punuar në propozimet e mëtejshme për të përmbushur kërkesat e kreditorëve. Edhe një marrëveshje për referendum nuk është përjashtuar.
Brukseli ka hedhur poshtë propozimet e fundit nga Athina. Kjo u njoftua nga shefi i euogrupit, Jeroen Dijsselbloem.
Greqia mund të falimentojë dhe rrezikon të humbë qasjen e fundit në burimet e rreth 18 miliardë eurosh. Për një zgjerim të mëtejshëm të programit ishte shumë vonë, tha Dijsselbloem.
Qeveria e Greqisë kishte kërkuar marrëveshje të re për ndihmë nga Eurozona, vetëm pak orë para se t’i kalojë afati për shlyerjen e borxhit ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Greqia ka kërkuar ndihmë dyvjeçare në vlerë prej 29.1 miliardë eurosh.
Greqia kishte afat deri në mesnatë t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 1.6 miliardë eurosh, ose rrezikon të dalë nga Eurozona.
Kreditorët ndërkombëtarë duan që Greqia të rrisë taksat dhe të zvogëlojë shpenzimet e mirëqenies, para se të zhbllokojnë fondet e ndihmës për të.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













