Shkurt.ch
Nuk shpallen të gjitha vendet e lira të punës në internet
Më shumë se 60 për qind e të gjitha vendeve të lira të punës në Zvicër nuk janë publikuar në portalet e punës në internet.
Për të realizuar hulumtimin kompania “Metapage”, operator i platformës Markenjobs.ch ka analizuar 100 kompani të mesme dhe të mëdha të punëdhënësve zviceranë, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e disa kompanive të mëdha janë edhe “Denner”, “Ikea” ose “Novartis”, për shembull. 10 për qind e vendeve të lira të tyre nuk i publikojnë në portalet e punës.
“Novartis” nuk ka nevojë për një portal të jashtëm, sepse për të gjetur kandidatë të mjaftueshëm i mjafton faqja e saj e internetit.
Edhe në “Denner” gjithashtu thonë për 20min se për t’i plotësuar vendet e lira të punës në fushën e logjistikës dhe të shitjes, aplikantët mund të përzgjidhen nëpërmjet faqes së tyre të internetit.
Është gjithashtu e qartë se në këtë mënyrë kursejnë kompanitë zvicerane duke shpallur vendet e lira të tyre në portalet e tyre në internet. Ndërmjet 590 deri 650 franga kushton një shpallje në muaj në portalet e mëdha të punës.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












