Shkurt.ch
Numri i shenjave të zeza në krah ju tregon për kancerin e lëkurës
Çfarë do të thoshit po të mund të zbulohej rreziku i kancerit të lëkurës në disa sekonda falë një llogaritje të thjeshtë?
Një ekip i hulumtuesve nga King ‘s College në Londër, i cili sapo ka publikuar rezultatet e një studimi, tregon se si do të duhej bërë për të lehtësuar zbulimin dhe parandalimin e kancerit të lëkurës.
“The Guardian” shpjegon në faqen e tij që ekspertët pretendojnë se kanë gjetur një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të përcaktuar nëse një pacient rrezikon të zhvillojë apo jo melanomaninë, dhe këtë falë numrit të shenjave / pikave të zeza në krahun e djathtë.
Rezultati: numri i shenjave do të jetë një tregues efektiv i rrezikut të kancerit të lëkurës. “Është vlerësuar se në mes 20 dhe 40 % të melanomave mund të vijnë nga këto shenja të zeza ekzistuese, dhe nëse ka më shumë se 100 pika të zeza në trup është një “parashikues i fortë”, shkruan gazeta. Dhe për këtë, krahu i djathtë duket të jetë treguesi më i mirë.
“The Independent”, e cila gjithashtu ka shkruar për studimin, vë në dukje se njerëzit me më shumë se shtatë pika në krahun e tyre të djathtë kanë nëntë herë më shumë gjasa të kenë më shumë se pesëdhjetë pika mbi trupin e tyre, dhe për këtë arsye ata kanë më shumë rrezik të kenë kancerin e lëkurës. Rreziku është edhe më i lartë për ata me më shumë se njëmbëdhjetë pika në krahun e djathtë, gjë që tregon shpesh që ata kanë më shumë 100 pika në gjithë trupin.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













