Shkurt.ch
Obwald: Bllokohet treni në një tunel me 80 pasagjerë
Tetëdhjetë pasagjerë të kompanisë së trenit Zentralbahn janë detyruar të evakuohen të dielën pasdite në tunelin Engelberg (OW). Motori kishte pësuar një dështim teknik dhe frenimi urgjent është provokuar automatikisht.
Treni ka mbetur i bllokuar një kilometër nga dalja, bëri të ditur drejtori i kompanisë, Renato Fasciati. Treni në fjalë qarkullonte në drejtim të Lucernit.
Punonjësit e kompanisë Zentralbahn dhe zjarrfikësit kanë evakuuar udhëtarët. Gratë dhe fëmijët janë transportuar në një automjet të veçantë. Ndërsa të tjerët janë nisur këmbë gjerë te stacioni i daljes. Operacioni u zhvillua pa incidente, sipas drejtorit Fasciati.
Trafiku në linjën Luzern-Engelberg ka qenë i ndërprerë gjithë ditën. Autobusë për zëvendësim janë siguruar megjithatë për lidhjet që rifilluan sot, të hënën, në mëngjes si zakonisht, gjithnjë sipas drejtorit të kompanisë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














