Shkurt.ch
OKB, kritika dhe lëvdata për sistemin penal të Zvicrës
Ndonëse Zvicra ka ratifikuar konventën anti – torturë të OKB-së, as torturimi dhe as keqtrajtimi i të burgosurve nuk janë të futura në mënyrë eksplicite si vepra penale konkrete
Zvicra duhet të fusë në mënyrë eksplicite në Ligjin e saj Penal si vepra penale edhe Tortur., Po ashtu ajo duhet të merret më shumë me zgjidhjen e problemit me mbipopullimin e burgjeve, kushteve pjesërisht jo të mira në burgje si dhe me përkujdesjen e mangët shëndetësore.
Këto janë vërejtjet që i ka bërë Komisioni i OKB-së kundër torturës. Ky komision pajtohet kështu me qëndrimet e organizatave të tjera si Amnesty International dhe Humanrichts.ch.
Nga ana tjetër, dhjetë anëtarët e komisionit të përmendur kanë lavdëruar dje në Gjenevë raportin anti-torturë të autoriteteve federale zvicerane. Ata e kanë quajtur model për vendet tjera këtë raport. Por, sipas tyre, faktori kryesor që pengon luftimin efektiv të torturës është mungesa në Kodin Penal të Zvicrës e një definicioni për torturën.
Ndonëse Zvicra ka ratifikuar konventën anti – torturë të OKB-së, as torturimi dhe as keqtrajtimi i të burgosurve nuk janë të futura në mënyrë eksplicite si vepra penale konkrete.
Megjithatë në raportin zviceran kundër torturës argumentohet se, edhe pse nuk ka definicion eksplicit, në Zvicër mund të ndiqen penalisht të gjitha llojet e torturave.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













