Lajme
Opozita britanike po organizohet për të penguar largimin nga BE
Në një deklaratë të përbashkët pas takimit të opozitës, nuk u mësua dot as si dhe as kur do ndërmerren përpjekjet legjislative, por qëllimi mbetet pengimi i Kryeministri të ri, Boris Johnson për nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Evropian me 31 tetor me ose pa marrëveshje me Brukselin.
Një nga rrugët e mundshme është votëbesimi për rrëzimin e qeverisë. Opozita kërkon që qeveria të kërkoj nga Brukseli shtyrjen e afatit të daljes përtej 31 tetorit, përmes një ligji detyrues, siç vepruan me ish-kryeministren Theresa May.
Por, për këtë qëllim duhet një sesion emergjent parlamentar që ata shpresojnë të arrijnë përmes ndihmës së kryetarit të parlamentit të njohur për qëndrimin kundër Brexit, transmeton TCH.
Lideri i opozitës, Jeremy Corbyn do të preferonte rrëzimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare, ku ai do ishte Kryeministër i përkohshëm edhe pse ky opsion duket jo i pëlqyeshëm.
Takimi i sotëm i opozitës ndodh në kohën kur Nigel Farrage, i njohur si “babai i Brexit” dhe kryetar i partisë me të njëjtin emër, i afërt me presidentin amerikan Donald Trump, ka deklaruar se partia e tij do të tërheq kandidatet kundër partisë konservatore të kryeministrit, nëse Boris Johnson thërret mbajtjen e zgjedhjeve te reja dhe mbështet divorcin pa marrëveshje me BE.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor