Lajme
Oxfam: Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 4.6 miliardë njerëz
“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit, thotë në raportin e ri organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam.
I titulluar “Koha për kujdes”, raporti thotë se 2,153 miliarderët e botës posedojnë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz, që përbëjnë 60 për qind të popullsisë së planetit, shkruan REL.
“Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk mund të zgjidhet pa politika që luftojnë pabarazinë dhe shumë pak qeveri janë të angazhuara në këtë drejtim”, tha shefi ekzekutiv i Oxfam-it në Indi, Amitabh Behar.
Raporti po ashtu thekson se 22 burrat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë në Afrikë.
Raporti vjetor i Oxfam-it për pabarazinë globale del zakonisht përpara se të hapet Forumi Botëror Ekonomik, i cili sivjet nis punimet më 21 janar në Davos të Zvicrës.
“Ekonomitë tona të prishura po mbushin xhepat e miliarderëve dhe bizneset e mëdha, në kurriz të burrave dhe grave të rëndomta”, tha Behar, i cili ndodhet në Davos për të përfaqësuar grupin Oxfam të organizatave joqeveritare, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse Mësimet e drejtimit me çmime të ulëta po ngrenë alarmin në të gjithë Zvicrën frëngjishtfolëse. Për... -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026












