Kosova
Pa gjymtyrë e pa proteza, pacientët në pritje qe dy vjet
Klinika Ortoprotetike ka dy vjet që nuk është furnizuar me proteza për pacientët që ju mungojnë gjymtyrët e trupit.
Janë mbi 2,500 pacientë në vit që kërkojnë të marrin shërbime në këtë klinikë, të cilëve u mungojnë gjymtyrë, e që kryesisht janë invalidë të luftës.
Shumë nga ta, pas luftës kanë shkelur në mina, disa gjymtyrët i kanë humbur gjatë luftës, e të tjerë në aksidente komunikacioni apo edhe probleme shëndetësore.
“Për momentin jemi pa material dhe jemi në pritje. Ndihma me proteza të gjymtyrëve të poshtme kemi vendosur shumë, por kohët e fundit kemi mungesë materiali. Pacientët kanë shumë nevojë për këtë shërbim”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Geci, drejtor i shërbimit klinik të ortoprotetikës.
“Materiali është i shtrenjtë. Një protezë nën gju është rreth 1,500 euro derisa mbi gju mbi 2,000 euro. Të gjitha i ka mbuluar Ministria e Shëndetësisë, pacientët i marrin pa pagesë atëherë kur ka”, thotë Geci, përcjell albinfo.ch.
Zëvendësministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rrustem Musa i tha Radios Evropa e Lirë se ka dy vjet që këtë klinikë nuk kanë pasur mundësi ta furnizojnë, për shkak se është anuluar tenderi për furnizim.
Ai thotë se Kosova ka nevojë për qindra mijëra euro për t’i pajisur të gjithë ata që kanë nevojë.
Në këtë klinikë shpeshherë kanë ardhur mjekë vullnetarë nga shtete të ndryshme të botës, duke sjellë proteza për pacientë që u mungojnë gjymtyrët e trupit dhe duke ua vendosur ato.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













