Shkurt.ch
Pa patate, e tërë historia njerëzore do të ishte ndryshe
Çfarë do të thoshit nëse dikush iu thotë se patatja ka pasur më shumë rëndësi për historinë e njerëzimit se sa Kleopatra? Kanali TED-Ed ka prodhuar një video kurioze për odisenë e patatave, të cilën e ka zbuluar sajti slate.fr. A kemi të bëjmë me një histori koti? Kurrsesi. Patatja e preferuar nga njerëzit ka kaluar nëpër momentet më vendimtare të historisë dhe më tepër. Ajo ka ndikuar shpesh në histori, madje edhe e ka thurur atë. Siç shpjegohet në këtë video, e gjitha fillon në vitin 6000 para epokës së Jezus-Krishtit, në krye të Andeve të largëta të Amerikës Latine.
Që atë kohë patatja i ka mundësuar perandorisë Inca të pasurohet në kurriz të shumë punëtorëve të saj, të cilët i ushqente me çmim të ulët. Në pjesën kryesore të historisë patatja është një element shpjegues i pasurimit të parandorive, të cilat e përdorin për klasën punëtore. Të pasura me proteina dhe vitamina, në veçanti, patatet janë një karburant i shenjtë për përpjekje të vazhdueshme fizike.
Një ushqim i të varfërve
Rëndësia e saj kardinale për civilizimin e madh të Amerikës Latine do të shtyjë pushtuesit spanjollë që ta sjellin atë edhe në vendin e tyre (Spanjë). Fatkeqësisht, patatet nuk i qëndrojnë udhëtimit në atë kohë, në kuptimin që evropianët nuk i pëlqejnë ato në shije dhe i refuzojnë. Pra, kjo “mollë” e çuditshme që rritet nën tokë nuk ngjall shumë besim pranë evropianëve: ajo konsiderohet tepër e butë, pa shije dhe duket toksike.
Vetëm dy shekuj më vonë pataja do të mbillet në Evropë dhe do të shpëtojë evropianët nga famina gjatë shekullit tetëmbëdhjetë. Ajo do të kontribuojë gjithashtu në mënyrë të konsiderueshme në zhvillimin e njerëzimit si dhe në ndërtimin e pushtetit të perandorive të mëdha.
Falë patatës, numri i banorëve në Irlandë do të rritet nga një milion në vitin 1590, në tetë milionë më 1845. Më vonë, një sëmundje e patatës do të bëhet shkaktare e faminës së madhe në Irlandë, gjë që tregon sa e varur nga patatja ishte popullata irlandeze.
Së fundi, mund të pohojmë se patatja mbetët ushqimi i të varfërve, sepse falë asaj me shekuj të tërë familjet kanë arritur të rriten dhe falë asaj, thonë historianët, revolucioni industrial është bërë i mundshëm.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira















