Pacolli “shpërblehet” me postin e zëvendëskryeministrit të parë
Pacolli është i ngarkuar për të siguruar njohje të reja, si dhe për të sjellë investime të huaja
Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim që të emërojë Behgjet Pacollin zëvendëskryeministër të parë Qeverisë së Kosovës.
Në komunikatën e Qeverisë, bëhet e ditur se Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja.
“Behgjet Pacolli emërohet zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Pacolli do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e kryeministrit Thaçi.
Sipas komunikatës për media, vendimi I kryeministrit Thaçi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.
Emërimi i Pacollit vjen dy ditë pasi ai hoqi dorë nga kandidimi për president të shtetit. Kandidatura e tij ishte nga partia e tij AKR-ja, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës me PDK-në dhe minoritetet.
Pacolli ka thënë se dëshiron të kthehet si drejtues i AKR-së, pasi që pat dhënë dorëheqje më 23 shkurt nga posti i kryetarit të kësaj partie, ngase ishte zgjedhur president i shtetit, por atë e kontestoi Gjykata Kushtetuese për shkelje të Kushtetutës gjatë votimit në Kuvend, më 22 shkurt.
Ndërkohë, dje u zgjedh presidentja e re e shtetit, Atifete Jahjaga, në bazë të marrëveshjes të arritur midis Behgjet Pacollit, Hashim Thacit të PDK-së dhe opozitarit Isa Mustafa, kryetarit të LDK-së
Pacolli kishte hequr dorë për të qenë president, dhe më pas ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell e kishte propozuar Jahjagën për presidente.
Dhe, si duket, për këtë tërheqje, Pacolli është “shpërblyer” me postin e zëvendëskryeministrit të parë, të Qeverisë së kryeministrit Thaçi.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi Në të kundërt, Covid tani po tërhiqet. Vala e fundit duket se ka arritur kulmin në... -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë











