Shkurt.ch
Pagat do të rriten në Zvicër
Marrëveshjet e para të negociuara me punëtorët tregojnë se pagat në industrinë hoteliere dhe në industrinë e makinave pritet të rriten mes 0.3 dhe 1 për qind në vitin 2017.
Por gëzimi për shumë punëtorë nuk do të zgjasë shumë. Sipas parashikimeve, inflacioni në Zvicër do të rritet në vitin e ardhshëm. Ekonomistët presin deri në gjysmë për qind, shkruan SRF, përcjell albinfo.ch.
Me rritjen e pagave prej më pak se 0.5 për qind, kjo do të thotë një humbje e fuqisë blerëse për punonjësit.
Sipas ekspertit të tregut të punës nga Qendra për studime konjunkturale e Universitetit ETH të Cyrihut (KOF), Michael Siegenthaler, viti i ardhshëm nuk do të jetë një vit i mirë për ata njerëz që do të marrin paga të larta në Zvicër. “Ju mund të keni pak më shumë në xhepin tuaj, por çmimet do të rritet vitin e ardhshëm».
Një raport i parë i përkohshëm nga Unia thotë se vetëm ata që marrin një për qind e më shumë paga do të jenë në mesin e përfituesve të këtij viti.
Jo të gjitha negociatat për rritje pagash kanë përfunduar. Presidenti i Unia, Vania Alleva, megjithatë thotë se do të arrijnë një rritje të konsiderueshme të pagave për të gjithë.
Në vitet e fundit pagat janë rritur me një mesatare prej 1.2 për qind. Në të njëjtën kohë, çmimet kanë rënë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












