Shkurt.ch
Bujku detyrohet t`ua heq kambanat lopëve se u prishet gjumi fqinjve
Për shkak se fqinjët nuk mund të flinin mirë, një fermer ka marrë urdhrin që të mos u vejë më lopëve kambana gjatë natës.
Një mosmarrëveshje në mes të lagjes shtrëngon një fshat të Cyrihut, në Oberland. 27 lopët që pronari i tyre i kishte pajisur me kambana pengojnë gjumin e disa njerëzve të fshatit. Një përpjekje për pajtim ka dështuar, fshatarët fqinjë u janë drejtuar autoriteteve në vitin 2014. Legjislatura komunale është pajtuar me ta dhe ka urdhëruar fermerin që të heqë kambanat gjatë natës. Fermeri në fjalë ka bërë apel.
Për të marrë mirë masat më në fund gjyqtari ka shkuar në vendngjarje. Përfundimi i tij ishte i qartë: kambanat dëgjohen mjaft mirë edhe në një distancë prej 80 metrash. Fermeri pastaj ka shpjeguar se kishte nevojë për këto kambana për të gjetur kafshët nëse humbin. Ai ka përmendur shembullin e ndërhyrjes së një qeni në mes të natës, i cili kishte shkaktuar panik në mesin e kafshëve të tij. Skeptik, gjyqtari hodhi poshtë apelin e fermerit. Ky i fundit ende mund t’i drejtohet tribunalit administrativ kantonal. Rasti në fjalë mund të përfundojë deri në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













