Kosova
Paguajnë 2 500 euro për një pasaportë të Sllovenisë
Këtyre dy të rinjve iu kërkohen që të paguajnë nga 2 mijë e 500 euro për t’u pajisur me një pasaportë të Sllovenisë
Në mungesë të liberalizimit të vizave, qytetarët nuk hezitojnë të gjejnë forma të tjera për të lëvizur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Madje, për këtë, ata janë të gatshëm të ofrojnë mijëra euro, duke zgjedhur edhe rrugë ilegale që të largohen nga Kosova.
Një rast i tillë shihet edhe në një video që e ka siguruar KTV-ja, ku dy të rinj janë në gjendje të ofrojnë shuma të mëdha parash për një pasaportë që ua mundëson largimin nga vendi, përcjell albinfo.ch.
Personi me inicialet M. B. nga Drenasi, emër i njohur për redaksinë, iu premton disa të rinjve pasaporta të vendeve të ndryshme të BE-së.
Këtyre dy të rinjve iu kërkohen që të paguajnë nga 2 mijë e 500 euro për t’u pajisur me një pasaportë të Sllovenisë.
Personi 1: “Irlandë?
M.B: Po, Irlandë. Nuk kam nevojë unë ty as me të mashtru as me të bindë as kurrgjë.
Personi 2: Na po kuptohemi, por është problemi që…
Personi 1: Për sa ke me nejtë?
M.B: Deri të premten.
Personi 2: Deri të premten? Auuu…
Personi 1: Ku me të gjetë ty tani në Irlandë?
M.B: Kur don njeri edhe në Amerikë më gjen.
Personi 1: Normal, ajo kuptohet.
Personi 2: Jo, në Amerikë të gjan, po ti je atje, qysh me ardhë na me t’i dhanë 2500 euro.
M.B: Epo, kur të hi n’biznes me ty, unë nuk shkoj në Irlandë. Deri të shtin pasoshin në xhep, nuk shkoj n’Irlandë. Ti më vete, kur shkoj të premten, nuk të la ty në lojë.
Madje, ky person që thotë se do t’ua bëjë pasaportat, këtë procedurë thotë se e kryen për 15 ditë.
Personi 1: Për sa bahet përafërsisht?
M.B: Për 15 ditë, 16 ditë, qitu e merr në Ambasadë, nuk është sikur viza me nga 2 muaj, 3 muaj, 6 muaj.
Personi 1: Në Ambasadë të Sllovenisë duhet me marrë vizën a?
M.B: Po, vet ki me shku me dhanë gishtin aty.
Personi 1: Vallai mundësi e mirë koka shumë?
M.B: Jo me ta pru unë në dorë, por vet shkon e merr.
Personi 2: Jo, jo, na po kem qejf me marrë krejt në bazë të rregullave, apo e din, me figuru viza?
M.B: Në rregull është, e jep gishtin tak. Del fotografia, emri, mbiemri e të dhënat edhe hin në sistem gishti. Kudo që shkon në Evropë. A e ke pa kudo që shkon në Evropë, i kanë aparatet në qafë, qite gishtin tap, s’përputhet fotografia me kërkan edhe të nxajnë”.
M.B. thotë se pasaportat që pretendon se do t’ua bëjë nuk janë të falsifikuara dhe se shuma e parave është e arsyeshme.
Personi 2: Të kallëzova, edhe vëllai jem e ka ba qashtu.
M.B: “Unë muj më ta pru drejtpërdrejt në kafe qitu, por ai nuk është i regjistrum, ai është i marum në gjendje të rregullt, por nuk është i regjistrum. Nuk je i regjistrum.
Personi 1: Pasha Zotin, te koka mundësi e mirë, pare kogja shumë, po, s’janë pak.
M.B: Por nuk janë edhe shumë se ki pasosh përjetë, ti je i ri.
Personi 1: Se 5 mijë euro i nxjerr për gjysmë viti.
M.B: Jo gjysmë viti por për 15 ditë.”
KTV-ja ka kontaktuar edhe me djalin e personit me inicialet M.B. përmes telefonit, thotë se babai i tij nuk është lajmëruar në shtëpi tash e dy muaj dhe se i njëjti ka thënë që po shkon në Kroaci.
Por, me gjithë mungesën e babait në shtëpi, ai thotë se rastin nuk e ka paraqitur në polici.
Televizioni ka kërkuar nga Policia e Kosovës nëse është në dijeni se po shiten viza në këtë mënyrë, por zyrtarët nuk kanë kthyer përgjigje.
Përgjigje nuk kanë dhënë as nëse ky person e ka lëshuar Kosovën, ashtu siç u ka thënë familjarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












