Shkurt.ch
Papunësia në rënie, por jo për të moshuarit
Papunësia është në rënie. Por, jo për të gjithë. Gjithnjë e më shumë njerëz mbi moshën 55 vjeç janë pa punë. Kjo është një analizë e tregut të punës, të cilën Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) e ka bërë publike për “Blick”.
Ka më pak të papunë në Zvicër. Në fund të shkurtit kuota ka rënë në 3.6 për qind, që është 0.1 për qind më pak se në vitin e kaluar. Lajmi i keq është se në shkurt norma e papunësisë për ata mbi 55-vjeç ka qenë 4.3 për qind, më e lartë se vitin e kaluar.
Ky zhvillim gjatë dy vjetëve të fundit vlen për pothuajse të gjitha industritë e mëdha.
Në industrinë e makinerisë numri i përgjithshëm i të papunëve u rrit me pesë për qind në dy vjetët e fundit, dhe dymbëdhjetë për qind në mesin e punëtorëve të vjetër. “Pasi mbeten pa punë, ata e kanë shumë vështirë për të gjetur një vend tjetër pune”, thotë Lampart, përcjell albinfo.ch.
Zhvillime të ngjashme janë regjistruar në bujqësi: numri i të papunëve ra me një për qind në dy vjetët e fundit. Megjithatë, ishte rritur me 20 për qind në mesin e mbi 55-vjeçarëve.
Efekt të njëjtë është treguar në informatikë: numri i të papunëve në dy vjetët e fundit u rrit me tre për qind. Sektori i telekomunikacionit ka bërë përjashtime. Gjatë dy vjetëve të fundit numri i të papunëve është rritur me 12 për qind.
Vitin e kaluar Samuel Stalder (35) nisi një platformë ndërmjetësimi për punëkërkuesit mbi 50 vjeç. “Shumë kompani kanë paragjykime të mëdha. Ato mendojnë se punonjësit e moshuar janë më pak të gatshëm për të mësuar dhe më pak të motivuar dhe se ata mund të dështojnë për shkak të sëmundjes, thotë Stadler.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht












