Shkurt.ch
Partitë, Pro&Contra ndihmave për anëtaret e reja të BE-së
Qeveria e vendit ka shpallur se planifikon të vazhdojë ndihmat financiare edhe pas vitit 2017
Partia Socialdemokrate (SP/PS) dhe ajo demokristiane (CVP/PDC) janë parimisht për vazhdimin e ndihmave financiare që Zvicra i jep për vendet e Evropës Lindore, anëtare të reja të BE-së. Ndryshe prej tyre, SVP/UDC i kundërshton këto ndihma ndërsa FDP/PLR nuk ka marrë ende qëndrim lidhur me këtë çështje.
Këto qëndrime të ndryshme të partive më të mëdha parlamentare të Zvicrës janë shpërfaqur pasi që Këshilli Federal është shprehur për vazhdimin e ndihmave vendeve të lindjes, edhe pas vitit 2017, kur ligji që e mundëson këtë nuk do të jetë më në fuqi.
SP/PS i ka drejtuar kritika Këshillit Federal për faktin se, sipas saj, nga njëra anë planifikon krijimin e bazës ligjore ndërsa nga ana tjetër e lë të hapur çështjen nëse do të vazhdohet me dhënien e ndihmave ose jo.
Ndërkohë SVP/UDC e kritikon qëndrimin për ndihma vendeve të Evropës Lindore, anëtare të reja të BE-së duke e quajtur atë “rishpërndarje të tipit socialist”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














