Lajme

SHBA ratifikon marrëveshjen e taksave të dyfishta me Zvicrën

Marrëveshja ishte nxjerrë jashtë veprimit para rreth 10 vjetësh në kulmin e konfliktitit të taksave në mes të bankave zvicerane dhe SHBA-së

Senati i SHBA-së ka ratifikuar sot, e mërkurë, marrëveshjen mbi tatimet e dyfishta me Zvicrën. Me këtë veprim, i është dhënë fund bllokadës që ishte vendosur që prej dhjetë vjetësh, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Për marrëveshjen kanë votuar 95, ndërsa kundër saj vetëm 2 senatorë

Për mundësinë që do të kishte lëvizje në këtë drejtim, kishte folur presidenti federal, Ueli Maurer në margjina të takimit pranveror të Fondit Ndüërkombëtar Monetar (IWF) dhe të Bankës Botërore, në prill në Uashington, shkruan sda.ch

Marrëveshja ishte nxjerrë jashtë veprimit para rreth 10 vjetësh në kulmin e konfliktitit të taksave në mes të bankave zvicerane dhe SHBA-së, transmeton albinfo.ch. Zvicra e kishte miratuar marrëveshjen atëbotë, por në SHBA ajo ishte bllokuar nga disa senatorë, pasi që, sipas tyre, marrëveshja rrezikonte sferën private të qytetarëve amerikanë. Por, këta senatorë sot janë mbivituar.

Marrëveshja e ratifikuar sot lehtëson këmbimin e informatave të autoriteteve përgjegjëse të dy vendeve mes vete.