Shkurt.ch
Pas aeroportit, shpërthim edhe në metro: Dyshohet për 21 të vdekur në dy shpërthimet
Dy shpërthime janë dëgjuar të martën në Bruksel në aeroportin Zaventem, duke rezultuar në mbylljen e terminalit. Mediat belge flasin për njëmbëdhjetë të vdekur.
Ndërkohë bëhet e ditur se edhe një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një stacion të metrosë, në afërsi të selive të ndërtesës së BE-së e në Bruksel. Në këtë shpërthim kanë humbur jetën të paktën 10 persona. Mediet njoftojnë se policia ka bërë një rrethim të hekurt të këtij kuarti.
Në shpërthimin e parë, në aeroport, numri i viktimave ka qenë së paku 11.
Njëkohësisht, mediet njoftojnë për ashpërsim të masave të sigurisë dhe të kontrollit në kufijtë ndërshtetërorë në mes të Belgjikës dhe vendve fqinje.
……
Shpërthimet u dëgjuan në aeroportin e Brukselit “Zaventem” në Belgjikë të martën, pak para orës 8:00 të mëngjesit, sipas disa dëshmitarëve në faqen e cituar nga mediet belge. Deri tani thuhet se ka të plagosur, madje dhe të vdekur, ka bërë të ditur një gazetar i RTBF.
Sot në mëngjes dy bomba kanë shpërthyer në sallën e nisjes së aeroportit, ka theksuar gazeta “La Dernière Heure”, ndërsa rrethinat janë evakuuar.
Një dëshmitar, përcjell albinfo.ch, i thirrur nga gazeta RTBF, tregon se kishte parë disa njerëz të plagosur si dhe njerëz të cilëve u kishte rënë të fikët në sallën e nisjes përballë “Hotel Sheraton”.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira

















