Integrimi

‘Patriarkja’ e guximshme Lejla Ibrahimi

“Ai më shikoi nga shtrati i spitalit dhe me vështrimin e tij kuptova gjithçka, çfarë deshte të thoshte,” kujton Lejla Ibrahimi, shkruan SonntagsZeitung.

Lejla Ibrahimi-Salahi ishte 25 vjet kur jeta e saj ndryshoi thellësisht. Përditshmëria, ëndrrat, dëshirat, gjithçka mori kthesë krejt tjetër. Babai i saj, Bexhet Salahi, u sëmur papritur dhe ndërroi jetë pas pak ditësh. Megjithatë, për gruan e guximshme nga Cyrihu ishte e qartë: erdhi koha që domosdoshmërisht të udhëhiqte me firmën e madhe të Air Prishtina.

“Ai më shikoi nga shtrati i spitalit dhe me vështrimin e tij kuptova gjithçka, çfarë deshte të thoshte,” kujton Lejla Ibrahimi, shkruan SonntagsZeitung. Dhe kështu brenda natës ajo u kthye në vajzën më të rëndësishme të familjes: mori drejtimin e biznesit, mbajti kompakt familjen, shqetësoheshte për ta, mbi të gjitha vëllai i saj i vogël kishte vetëm 13 vjet. “Nuk ishin kohë të lehta,” thotë Ibrahimi, e cila kishte vetëm një vit kohë për të treguar veten. Konkurrenca ishte e madhe.

Sot, thuajse fiks 13 vjet më vonë, biznesi është më i madh se kurrë dhe Air Prishtina fluturon në shumë vende europiane, kurse fluturimet fillojnë ose mbarojnë në Kosovë dhe Maqedoni. Vitin e kaluar firma ka transportuar rreth gjysëm milion pasagjerë me një qarkullim prej 60 milion franga. Qendra e Air Prishtina është në rrugën Löwenstrasse të Cyrihut, një ndërtesë e renovuar dhe me zyra elegante, përcjell albinfo.ch.

Babai Bexhet kishte vlerësuar saktë vajzën e tij. Përkundër gjithë mynxyrave, Lejla Ibrahimi kishte dhunti negociuese dhe arriti që jo vetëm ta ruajë firmën, por edhe ta ngrisë. Se ajo ishte pothuajse gjithmonë e nënvlerësuar nga kontraktorët e saj, ajo me mjeshtëri e përdori atë – deri më sot.

Firma Air Prishtina luftonte në një treg të fuqishëm. Fluturimet brenda Europës nuk mund të ishin tepër të lira. Disa konkurrente bankrotuan si pasojë e luftës së çmimeve. Për dallim nga ofruesit tjerë, Air Prishtina nuk kishte aeroplanët e saj, por të kompanive tjera. Kështu ajo ka mundësi për çmime fluturime nga 59 franga prej Cyrihut, Baselit, Gjenevës, pesë qyteteve gjermane, Veronës, Kopenhagen dhe Parisit drejt Prishtinës, Shkupit dhe së fundi drejt Ohrit.

Bazat e mësimit Lejla Ibrahimi i përvetësoi nga babai, i cili u lind në një fshat kufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë, ndërsa në vitet 70-të emigroi drejt Cyrihut. Ai punoi për pak kohë në fabrikën Escher-Wyss, ndërsa më pas filloi të organizojë udhëtime për bashkëkombasit e tij drejt vendlindjes. Fillimisht përmes rrugëve tokësore. Më pas, në 1981, ai filloi fluturimet e para drejt aeroportit ushtarak të Prishtinës, duke nxitur një erë të re të qarkullimit ajror në Kosovë.

Filozofia e suksesit të bijës së tij është të provosh gjithçka që është e re, të analizosh dhe të mbesësh çdoherë inovativ. Air Prishtina ka financuar shumë në teknikë dhe platformat e rezervimit. Air Prishtina gjatë verës të ofron edhe shëtitje rreth Kosovës dhe Maqedonisë. “Ky është një treg,” që gëzon Ibrahimin. Të dyja janë turistike dhe zbulon vendet e paeksploruara, me qytete fantastike dhe natyrë mbresëlënëse.

Diskutimi për shqiponjën dykrenore

Për Lejla Ibrahimin, atdhe i saj është Zvicra. Përveç biznesit, ajo këtu është martuar me një jurist dhe ka dy fëmijë. Prej vdekjes së prindërve të saj, ajo viziton më rallë vendin e origjinës. Por prap, mban në zemër edhe kulturën shqiptare. Rrjedhshëm ajo mund të ndryshojë gjuhën. Gjithashtu merret edhe me diskutimin e shqiponjës dykrenore.

“Kur shihja përballjen Serbi-Zvicër, reakcioni im i parë ishte: A duhet të ndodhte kjo? Jam e sigurtë që Xhaka dhe Shaqiri janë krenarë që luajnë për Zvicrën dhe ata nuk kishin në mendje mospërfilljen ndaj vendit,” thotë Ibrahimi, duke shtuar se si pasojë e tifozëve presioni ndaj tyre ishte i madh.

Por Ibrahimi thotë se nuk e kupton se pse lojtarët me origjinë të huaj nuk e këndojnë himnin, e cila vetë ua ka kërkuar të gjithë punëtorëve.
“Ky ndryshim ishte i nevojshëm për të mbajtur të aftë dhe në jetë firmën,” thotë shefja e 50 punëtorëve në Kosovë dhe shtatë në Cyrih. Të gjithë duhet të aplikojnë dhe provojnë vlerat e tyrë. “Sipas mënyrës zvicerane”, thotë ajo duke qeshur.