Portrete të firmave

Pay Rolling, mundësi e mirë dhe lehtësim për firmat në Zvicër

Life personal AG, është zyra tashmë me emër të njohur në ndërmjetësim të punëtorëve në Zvicër.

Kjo kompani, së fundi vjen me një produkt të ri, i cili tash e sa kohë është shumë i përhapur në Evropë, duke pasur kërkesa të shumta ndaj këtij shërbimi edhe në Zvicër.

Këtë e ka bërë të ditur Gentian Pagarusha, nga Life personal AG, i cili për shumë vjet merret me rekrutimin e punëtorëve.

Duhet theksuar se pas pandemisë që goditi gjithë botën, kjo metodë për të punësuar ose për të transferuar punëtorë në një kompani të caktuar është një nga mundësitë me elegante dhe lehtësuese për punëdhënësit lidhur me angazhimin e punëtorëve jo vetëm (temporär), por edhe afatgjatë.

Gentian Pagarusha – LifePersonal

Si funksionon Pay Rolling?

«Vlen të theksohet se me këtë metodë firmat lirohen nga sigurimi, si: SVA/AHV, BVG, SUVA, BVG, KTG, Quellenstuer që janë të detyruar t’i paguajnë për secilin punëtor. Firmat sektoriale dhe Life personal AG, përmes një kontrate e bëjnë një marrëveshje që punëtorët e caktuar të jenë të siguruar te Life personal AG, ndërkohë që firma cakton se në cilën kohë duhet të bëhen pagesat e rrogave, dhe shuma e pagës që do të kenë punëtorët. Klienti në këtë rast duhet të ketë të qartë se firmat vendosin se cila do të jetë shuma e rrogës për punëtorët dhe kur do t’u bëhet pagesa, natyrisht në kornizën ligjore të Zvicrës, (jo më larg se më datën 05 të muajit)», sqaron Pagarusha.

Veçanti e kësaj metode është se firmat përfitojnë në këtë mënyrë, sepse në rast të një lëndimi eventual të një punëtori, nuk do të merren me të, me lëndën e SUVA’s. Po ashtu janë të liruar edhe nga të gjitha procedurat adimistrative për punëtorët, si: Lohnabrechnungen, Zwischenverdienst, Arbeitgeberbescheinugungen, BVG Meldungen, Meldeverfahren für Ausländer, Quellensteuer, KTG Anmeldungen, BVG Anmeldungen, KIZU Kinderzulage.

Për të gjitha këto nuk do të ketë nevojë që të ngarkohen firmat, ngase procedurat administrative janë jashtëzakonisht të shumta dhe të komplikuara.

«Lidhur më këtë metodë, në vend që të përpunoni dhe paguani pagat e punonjësve dhe profesionistëve të pavarur, si dhe AHV, sigurimet, tatimin në burim, shtesat për fëmijë dhe kostot totale të pagave, tani thjesht transferohen në platformën e pagave Life personal AG (propayroll), pastaj në mënyrë automatike kompania kujdeset për gjithçka tjetër dhe është ligjërisht e detyruar të përcjellë të gjitha sigurimet sociale», tregon tutje Pagarusha.

Tanimë nuk ka rëndësi nëse pagesat janë për orë, ditë, muaj apo shuma të plota.

Rreth 350,000 biznese të vogla, 200,000 familje private dhe 100,000 të pavarura, në shtetin e Zvicrës, të gjitha kanë një gjë të përbashkët: Ato duhet t’i përpunojnë pagat.

Kjo detyrë kushton të holla, kohë të gjatë dhe durim, pasi që është shumë punë më komplekse nga sa mendoni.

Për të realizuar përpunimin e pagave në mënyrë korrekte, keni nevojë për njohuri të gjëra në lidhje me kushtet e punës, ligjin e punës dhe kornizës së sigurimeve shoqërore.

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI