Lajme
Për 5 muaj janë kthyer mbi 6 mijë emigrantë kosovarë
Numri i kosovarëve të kthyer nga shtetet perëndimore, të cilët kishin dalë që nga fundi i vitit të kaluar dhe sidomos fillimin e këtij viti është mbi 6 mijë. Këtë e konfirmon për KosovaLive Valon Krasniqi, zyrtar për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
“Kryesisht Gjermania është duke i kthyer në numër më të madh, prej Gjermanisë do të thotë ka kthim pothuajse çdo javë, por ka edhe nga shtetet e tjera, si nga Hungaria, Austria, Suedia, Zvicra, por prin shteti gjerman. Prej 1 janarit deri dje janë kthyer mbi 6 mijë kosovarë, ndërsa po ta krahasojmë me vitin e kaluar, ku krejt vitin janë kthyer 4 mijë e 600, vërehet një dallim i madh, pra ka rritje të numrit të të kthyerve”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, për të martën, më 26 maj, është paralajmëruar një kthim i kosovarëve, të cilët migruan në shtetet perëndimore, ku thekson se bëhet fjalë për rreth 100 persona, ndërsa shton se edhe për datën 2 qershor është paralajmëruar një kthim tjetër.
Ndërkohë, në një raport të publikuar në muajin prill nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thuhet se gati gjysma e familjeve (47%) raportojnë se kanë anëtarë të familjes jashtë vendit.
Nga fundi i vitit të kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti mijëra qytetarë kosovarë zgjodhën rrugën e migrimit për në vendet e Bashkimit Evropian (BE).
Ata ua mësynë rrugëve ilegale, për të kaluar në njërin nga vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, për të kërkuar një jetë më të mirë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











