Kosova
Për 98 % të bizneseve, korrupsioni është problemi më serioz
Korrupsioni në Kosovë mbetet në nivele të larta dhe shqetësuese, si për qytetarët, ashtu edhe bizneset. Për 98 për qind të bizneseve në vend, korrupsioni është problemi më serioz, ndërsa 72% e tyre nuk u besojnë gjykatave.
Oda Ekonomike Amerikane ka prezantuar Studimin për Perceptimin e Korrupsionit, që ka nxjerrë këto të dhëna, përcjell albinfo.ch.
Ky hulumtim po ashtu konstaton se korrupsioni ndikon në një zhvillim të ngadaltë të pabarabartë dhe zvogëlim të vendeve të punës.
Kryetar i OEAK-ut, Arian Zeka, tha se pavarësisht zotimeve të zyrtarëve për luftimin e korrupsionit, prapëseprapë, ai është prezent në vend.
Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje për bashkëpunim mes sektorit privat dhe dikasterit që ai drejton, në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












