Shkurt.ch
Për një ditë, tri viktima të larjes në liqene
Autoritetet, për të tri rastet thonë se rrethanat e mbytjes në ujë janë të paqarta dhe rreth tyre do të zhvillohen hetime
Freskimi në liqene në këto dditë vape po merr vazhdimisht viktima të reja. Vetëm gjatë dites së djeshme kanë vdekur në ujë tre persona në vende të ndryshme në liqene të Zvicrës.
Një vajzë 11 vjeçe është mbytur të enjten në liqenin Seelisbergsee në Kantonin Uri. Ajo është nxjerrë nga liqeni në mëngjesin e vonë dhe në gjendje kritike është dërguar me helikopter në Spital, ku ka ndërruar jetë.
Po të njëjtën ditë, një 36 vjeçar nga Kantoni i Bernës ka humbur jetën në liqenin e Neuchatelit, afër portit St-Aubin. Trupi i tij i pajetë është gjetur rreth një orë pasi që ai ishte zhdukur nën ujë, në një thellësi prej 30 metrash.
Po ashtu dje, është mbytur nje person në ujë, në Liqenin e Bielit. Policia ka marrë njoftimin nga kalimtarët se afër portit të barkave në Vingels (komuna Biel) po qëndronte mbi ujë një trup pajetë i njeriut. Patrulla e policisë së ujërave ka shkuar në vendin e përmendur dhe e ka nxjerrë kufomën nga uji. Rreth identitetit të tij nuk dhet asgjë.
Autoritetet, për të tri rastet thonë se rrethanat e mbytjes në ujë janë të paqarta dhe rreth tyre do të zhvillohen hetime.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













