Shkurt.ch
Përjashtohen nga tatimi shoferët e makinave elektrike
Qeveria gjermane ka vazhduar privilegjet për shoferët e makinave elektrike. Çdo pronar i ardhshëm i një makine me energji elektrike, përveç 4.000 euro, nga shteti përjashtohet nga taksat në regjistrimin e parë të automjetit. Ky përjashtim është i vlefshme për 10 vjetët e ardhshme, në vend të pesë vjetëve sa ishte më parë.
Autoritetet gjermane vendosen në janar të këtij viti që pronarët e makinave elektrike të lirohen nga tatimi mbi regjistrimin e parë të automjetit dhe kishte për qëllim për të aplikuar në pesë vjetët e ardhshme. Tani kjo periudhë është zgjatur për dhjetë vjet, përcjell albinfo.ch.
Qeveria gjermane synon që flota e automjeteve elektrike dhe hibride të arrijë në një milion automjete në vitin 2020. Qeveria subvencionon blerjen e makinave hibride me energji elektrike deri 3,000 euro, ndërsa makinat elektrike me 4.000 euro. Gjysma e buxhetit për këtë qëllim vjen nga paratë e taksave, gjysma e dytë nga prodhuesit apo importuesit e makinave.
Pak ditë më parë Këshilli Federal doli me një vendim që automjetet me benzinë apo dizel të tërhiqen nga shitja në vitin 2030.
Në tre tremujorët e parë të këtij viti në tregun gjerman u shitën 5967 makina elektrike dhe 7737 makina hibride. Vendi ka vendosur 1.190 pompa normale dhe 13.027 të shpejta të mbushjes me energji elektrike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














