Shkurt.ch
Përjashtohet “Credit Suisse” nga top kompanitë në Evropë
Aksionet e bankës zvicerane "Credit Suisse" dhe ajo gjermane e investimeve "Deutsche Bank" do të përjashtohen nga indeksi i bursës „Euro Stoxx 50” më 8 gusht, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Në vend të tyre vijnë kompania holandeze teknologjike “ASML Holding” dhe kompania franceze e ndërtimit “Vinci”. Këtë e ka konfirmuar operatori i indeksit “Stoxx Ltd”.
Aksionet e dy bankave janë përjashtuar pas fillimit të vitit, ngase normat e tyre të këmbimit kanë rënë në më shumë se 45%.
Banka më e madhe gjermane, “Deutsche Bank”, vetëm pak ditë më parë ka thënë se fitimet e tremujorit të dytë kanë rënë për 98%.
Indeksi i “Euro Stoxx” pasqyron vlerësimin e tregjeve financiare në 50 kompanitë më të mëdha evropiane.
Ky nuk është fundi i botës dhe bankat evropiane ndoshta kanë probleme më të mëdha për të zgjidhur tani, por kjo është një shenjë e rënies së sektorit bankar kohët e fundit, komentojnë analistët.
Në “Euro Stoxx 50“ hyjnë kompanitë e vlefshme dhe përfshijnë emra si “Santander”, “BMW”, “L’Oreal”, “Orange” dhe “Volkswagen”.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













