CH-Ballkani
Përmes Ballkanit në Evropën Perëndimore
Refugjatët kanë gjetur një tjetër rrugë përmes Ballkanit për të mbërritur në vendet e Evropës Perëndimore, destinacioni i tyre i përhershëm.
UNHCR-ja njoftoi hapjen e një korridori të ri tranzit në Bosnje, pas masave energjike që u morën kohë më parë për t’i bllokuar të ardhurve lëvizjen nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Serbisë e Hungarisë.
Tani, nga Greqia ata nisen drejt Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës e Kroacisë, për të mbërritur në Perëndim, shkruan “TCH”.
Plot 3.000 vetë kanë përfunduar gjatë 4 muajve të parë të vitit, nga 10 mijë që vërshuan gjithsej sivjet drejt Greqisë, një nga vendet kryesore hyrëse krahas Spanjës, Italisë dhe Bullgarisë, përcjell albinfo.ch.
Numri i refugjatëve që kanë hyrë në Bosnje u rrit ndjeshëm gjatë muajit prill, duket për shkak të përmirësimit të motit. Javën e fundit ka pasur edhe lajme për incidente dhe keqtrajtime të tyre nga autoritetet boshnjake, aq sa OKB-ja u detyrua të bëjë thirrje për trajtimin e tyre me respekt dhe dinjitet.
Ditë më parë, raportet në media treguan se Mali i Zi po shikon mundësinë e ngritjes së barrierave fizike në kufirin e tij me Shqipërinë. Si mund të ndodhë kjo, nuk dihet, por zyrtarë malazezë flasin për ngritjen e gardheve me tela, si ato që ka ngritur Hungaria në kufijtë me Kroacinë dhe Serbinë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira










