Lajme

Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i Partisë Liberale për qarkun 9 të Cyrihut

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e anëtarësisë së nëndegës së 9-të të Partisë Liberale të Cyrihut, në të cilën është rizgjedhur kryetar Përparim Avdili, shkruan albinfo.ch.

Mes të tjerash, gjatë kësaj mbledhjeje është nominuar lista për zgjedhjet komunale, ku Avdili ka dalë në vendin e tretë.

Avdili po kandidon për mandatin e dytë të tij. Politikani shqiptar është me profesion punonjës banke ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.