E-Diaspora

Përplaset në Zvicër autobusi me turistë gjermanë

Një autobus me turistë gjermanë, kryesisht adoleshentë, është përfshirë në një aksident dhe është rrëzuar në një autostradë pranë qytetit zviceran të Luganos.

Autobusi kishte rreth 25 pasagjerë dhe u përplas rreth orës 8:00 të mëngjesit, me një tabelë sinjalizuese të rrugës, raportuan burime nga policia e Luganos, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.

Si rrjedhojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 15 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë, dhe po marrin ndihmën e parë në spitalet lokale.

Turistët gjermanë ishin nisur drejt Italisë, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të autobusit, shkak për aksidentin.