Sport
Peshëngritësi shqiptar fiton medaljen e artë në Evropian
Briken Çalja ka marrë medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Rumani, për peshën deri në 69 kg. Peshëngritësi shqiptar arriti të ngrejë 146 kg në stilin e shkëputjes dhe 175 kg në atë të shtytjes, ndërsa në total 321 kg, përcjell albinfo.ch.
Në stilin e shtytjes, Çalja ngriti 171 kg në provën e parë, duke siguruar automatikisht medaljen e artë edhe në dygarësh. Në provën e dytë Çalja dështoi të ngrejë 175 kg, ndërsa në provën e tretë ia doli me sukses të ngrejë shtangën dhe të kompletojë dominimin e tij në këtë kategori.
Peshëngritësi tjetër shqiptar që mori pjesë, Arbër Çerçizi u rendit i shtati në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 135 kg në provën e parë dhe dështoi në dy të tjerat me 141 dhe 142 kg. Në shtytje, Çerçizi ngriti 156 kg në provën e parë, ndërtsa u dëmtua në tentativën për të ngritur 161 kg në të dytën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














