E-Diaspora
Petrit Halilaj, pjesë e panairit artistik ”Art Cologne”
Punimet e Halilajt kanë një notë të fortë biografike. Ai përdor shpesh materiale si dheu, kashta, druri, betoni, gurët apo edhe pjesë nga gërmadhat e shtëpisë së tij prindore të shkatërruar nga lufta
Në panairin e madh artistik të Kölnit “Art Cologne” që mbahet nga 16 deri 19 prill do të mblidhen artistë, mecenë, tregtarë veprash artistike nga e gjithë bota. Në këtë kuadër, në sallat e shumta të pallatit të panaireve të këtij qyteti do të hapen edhe ekspozita të shumta.
Në “Art Cologne” do të ketë ekspozitën e tij edhe artisti i ri e i njohur kosovar me qëndrim në Gjermani, Petrit Halilaj . Ekspozita e tij do të hapet më 15 prill dhe do të qëndrojë e hapur deri më 30 gusht. Një ekspozitë që është fryt i bashkëpunimit në mes të galerisë “Kunstverein Köln” dhe asaj “Bundeskunsthalle” të Bonn-it do të jetë njëkohësisht e hapur në Bonn dhe në Köln.
Punimet e Halilajt kanë një notë të fortë biografike, shkrujajnëmediet gjermane, transmeton albinfo.ch. Ai përdor shpesh materiale si dheu, kashta, druri, betoni, gurët apo edhe pjesë nga gërmadhat e shtëpisë së tij prindore të shkatërruar nga lufta.
Ndërkohë që ekspozita në Bonn është hapur që nga 6 marsi, punimet e Halilajt, pikërisht gjatë kohës së mbajtjes së “Art Cologne” do të mund të shijohen në galerinë Kunstverein në Köln.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














