Autotech

Po ndërtohet një tren më i shpejtë se aeroplani

Kina ka zbuluar një prototip të një treni të ri që është i dizajnuar të arrijë shpejtësi deri 600km në orë.

Teknologjia Maglev, që mundëson lëvizjen e trenit nëpër shina me anë të magnetit, do përdoret tek ky tren, pa probleme të fërkimit mes rrotave dhe shinave, trenat Maglev janë të aftë të arrijnë shpejtësi shumë më të mëdha se sa lokomotivat konvencionale, dhe me më pak zhurmë dhe vibrim.

Kina e ka shërbimin më të shpejtë komercial. Shangai Maglev arrinë shpejtësinë 421 km në orë dhe ka bartur pasagjerët prej aeroportit Pudong të Shangait deri në qendër të qytetit që është një lartësi diku 30km.

Por Kina nuk është shteti i vetëm që po eksperimenton me këtë teknologji. Japonia, që është e njohur për trenat e shpejtësisë së lartë, ka thyer rekord duke testuar një tren të tillë që arriti një shpejtësi prej 603 km në orë, përcjell albinfo.ch