Lajme
Po zbrazen qytetet e Shqipërisë, po ikin në Gjermani
Ikja masive për të kërkuar azil, kryesisht në Gjermani, nuk ka të ndalur në Shqipëri.
Raportohet se nga Dibra rreth 7 mijë persona janë larguar drejt Gjermanisë.
Ndërkohë mediet në Tiranë tregojnë se prej fillimit të vitit 9 mijë persona kanë aplikuar për pasaporta biometrike.
Siç raporton Top-Channel, gjendja duket të jetë reale edhe në zyrat e aplikimit për pasaporta në qytetin e Peshkopisë, ku ndryshe nga disa muaj më parë, ka 200 deri në 250 raste aplikime financiare edhe me procedurë të përshpejtuar.
Rruga që banorët e Dibrës ndjekin për të ikur është nëpërmjet agjencive në Dibrën e Madhe në Maqedoni.
Pak ditë më parë dy autobusë me të rinj nga rrethi i Matit u kthyen mbrapsht në Prishtinë, ndërkohë që banorët e Bulqizës, Burrelit, Peshkopisë, Maqellarës, Klosit dhe komunave si Gjorica, Martaneshi apo Lura ikin më parë në Maqedoni.
Vetë drejtuesit e agjencive atje thonë se kanë një fluks të shtuar udhëtarësh.
Rrethi i Matit është prekur shumë nga ky fenomen.
Vetëm nga qyteti i Burrelit mendohet se është një shifër prej 2 mijë personash që kërkojnë të ikin, shumica e të cilëve të rinj që kanë ikur apo përgatiten për të ikur.
Edhe familje të tëra kanë lënë pas shtëpitë dhe me kursime të pakta apo me borxhe kanë marrë rrugën drejt kërkimit të azilit në Gjermani.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













