Kosova
Polici i gjetur nuk është vrarë
“Janë duke filluar kërkimet edhe për zyrtarin tjetër policor. Nga shikimet e para shihet se ky ka qenë aksident komunikacioni dhe nuk ka dyshime të tjera”, tha ai
Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, e ka konfirmuar se trupi i pajetë që u gjet sot në lumin Lepenc është i policit Malsor Dashi, dhe tha se në shikim të parë, dyshimi i vetëm është se ka qenë aksident komunikacioni, shkruajnë mediat vendore.
Dashi bashkë me kolegun e tij, Armend Trenën, ishin zhdukur në këtë lum pesë ditë më parë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, Jashari po ashtu njoftoi se do të fillojnë kërkimet edhe për gjetjen e policit të dytë.
“Pas kërkimeve të njësive relevante, është gjetur trupi i pajetë i zyrtarit policor Malsor Dashi”, tha Jashari për mediat.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ardhur në vendin e ngjarjes, e ka marrë kufomën dhe e ka dërguar në Prishtinë për obduksion”.
“Janë duke filluar kërkimet edhe për zyrtarin tjetër policor. Nga shikimet e para shihet se ky ka qenë aksident komunikacioni dhe nuk ka dyshime të tjera”, tha ai.
Ai po ashtu bëri të ditur se i ndjeri nuk kishte pësuar dëmtime në pjesën e poshtme të trupit, por kryesisht në kokë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












