Kosova

Policia bastis gabimisht banesën e mërgimtarit

Një mërgimtar nga Gjermania ishte befasuar, pasi banesa e tij ishte bastisur gabimisht nga Policia e Kosovës

Erdhi për pushime në Kosovë, por një mërgimtar u befasua me një porosi që gjeti në banesë.

Atij i kërkonte falje Policia e Kosovës për shkak se i kishin bastisur banesën gabimisht, raporton Klan Kosova.

Mërgimtari ka treguar si ka ndodhur rasti, duke u befasuar nga veprimi i Policisë.

Megjithatë, ky operacion policor doli të jetë i suksesshëm pasi një kat më lartë gjetën 4 kilogramë heroinë.