Kosova
Policia e Kosovës arreston dy hakerë të akuzuar nga Amerika
Policia e Kosovës është vënë menjëherë në aksion, duke kontrolluar dy lokacione të ndryshme, dhe duke konfiskuar dy vetura, kompjuterë Laptop, shtëpiza kompjuteri, telefona celular, USB, foto aparat si dhe dokumente të ndryshme. Policia ka arrestuar dy persona, që janë edhe të akuzuar nga Amerika
Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së ka publikuar listën me emrat e 36 personave të cilët janë akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje.
Në mesin e tyre gjenden edhe emrat e dy kosovarëve, Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, raportojnë mediat në Kosovë.
36 të pandehurit akuzohen për rolet e supozuara në organizatën kriminale transnacionale përgjegjëse për më shumë se 530 milionë dollarë humbje nga krimet kibernetike, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Policia e Kosovës është vënë menjëherë në aksion, duke kontrolluar dy lokacione të ndryshme, dhe duke konfiskuar dy vetura, kompjuterë Laptop, shtëpiza kompjuteri, telefona celular, USB, foto aparat si dhe dokumente të ndryshme. Policia ka arrestuar dy persona, që janë edhe të akuzuar nga Amerika.
Aktakuza e ngritur nga prokurorët amerikanë liston 117 vepra të kriminalitetit kibernetik nga anëtarët e këtij grupi të hakerëve, e që përfshin keqpërdorime me karta të kreditit dhe shitje të informacioneve të vjedhura në internet.
Për këtë operacion, Departamenti i Drejtësisë së ShBA-së ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit në Kosovë.
Gjatë historisë së saj shtatëvjeçare, organizata ‘Infraud’ thuhet se ka shkaktuar rreth 2.2 miliardë dollarë humbje të planifikuara dhe më shumë se 530 milionë dollarë humbje aktuale, në një numër të gjerë të institucioneve financiare, tregtarëve dhe individëve privatë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












