Lajme
Policia konfirmon pritjet e gjata në Merdarë
Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar se pikëkalimi në Merdarë është i frekuentuar dhe pritjet janë të gjata, kurse në pikat tjera kufitare situata është më e qetë
Kolonat e gjatë për mërgimtarë në Merdarë i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, që bën të ditur se pikëkalimet tjera janë më të qeta.
“Policia e Kosovës po punon intensivisht me zyrtarët e saj, duke aplikuar edhe procedura të përshpejtuara të kontrollit, vetëm për të lehtësuar qarkullimin dhe lehtësuar lëvizjen në kufi, por për shkak të koncentrimit të madh në Merdarë, raportohet për pritje dhe kolona më të gjata”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për “Radio Evropa e Lirë”, përcjell albinfo.ch.
Kolonat në Merdarë gjatë fundjavës ishin disa orëshe dhe mërgimtarët sërish u ballafaquan me shumë vështirësi. Madje, në mbrëmje kur temperaturat filluan të bien, pritjet ishin 5 deri në 6 orë. Mërgimtarët edhe për të hyrë në Kosovë kishin pritur me orë të tëra.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













