Kosova
Policia konfirmon vdekjen e shtetasit të Kosovës në Shqipëri
Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi i djegur në një veturë në Fushë-Krujë është Xh.O., shtetas i Kosovës, 57-vjeçar.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ky person është raportuar nga familjarët si i zhdukur dhe sipas Policisë shqiptare, dyshimet e para janë se bëhet fjalë për të.
“Ne do të bashkëpunojmë me Policinë shqiptare dhe varet se çfarë informata do të kërkojë Prokuroria, ne do t’ua ofrojmë”, ka thënë Zahiti për KTV-në, përcjell albinfo.ch.
Shtetasi i Kosovës është gjetur i djegur në një veturë të shtunën pasdite dhe kjo veturë kishte hyrë në Shqipëri pesë ditë më parë.
Policia ende nuk ka dhënë zyrtarisht ndonjë arsye të këtij krimi, por dëshmitarët kanë thënë se në ulëset e para të veturës kanë parë një person tjetër, e viktima mendohet se ka qenë i lidhur prapa.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














