Kosova
Policia konfiskon 19 mijë euro të falsifikuara
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “falsifikim i parasë”.
Përmes kësaj komunikate bëhet e ditur se si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta the teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore të Gjilanit për simulimin e blerjes së parave të dyshuara të falsifikuara, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara” thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës bën të ditur që kjo shumë prej 19 mijë e 200 eurosh të falsifikuara do të blihej për 5 mijë euro para origjinale.
Me këtë rast janë arrestuar tre persona, dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












